MENU
klinika

Nga The New York Times

Pse Trump mund të dënohet edhe si ish-president?

14.01.2021 - 16:51

Votimi i djeshëm nga Dhoma e Përfaqësuesve për të fajësuar (përsëri)  Presidentin Trump erdhi pavarësisht nga kundërshtimet e Republikanëve se një veprim i tillë është i panevojshëm. Meqenëse mandati i Trump përfundon në mesditën e 20 Janarit, argumenti vazhdon, dhe mbetet pak për të kundërshtuar këto veprime edhe pse Trump pretendon t’u shpëtojë veprimeve ligjore.

Por disa komentatorë kanë shkuar më tej duke argumentuar jo vetëm që Kongresi nuk duhet ta heqë por gjithashtu nuk mund ta gjykojë njeri sepse Kushtetuta nuk lejon fajësimin dhe largimin e “ish” oficerëve.

Me Senatin që nuk do të mblidhet deri të martën e ardhshme, gjyqi për largimin e Trump nuk mund të fillonte deri të mërkurën pasdite.

Sipas nenit II, Seksionit 4 të Kushtetutës parashikohet që “Presidenti, Zëvendëspresidenti dhe të gjithë zyrtarët civilë të Shteteve të Bashkuara, mund të hiqen nga detyra për fajësim dhe dënim për tradhëti, ryshfet, ose krime të tjera të larta dhe kundravajtje”.

Gjithashtu ekziston një mundësi që sapo individi i fajësuar nuk mban më detyrën, fuqia e fajësimit ndaj tij shuhet.

Por neni I, Seksioni 3 thotë më shumë. Në përshkrimin e kompetencave të Senatit për të kryer një gjykim të fajësimit, ai parashikon që “Gjykimi në rastet e fajësimit nuk do të zgjasë më shumë sesa heqja nga detyra, dhe skualifikimi për të mbajtur çdo post nderi nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara.”

Kjo klauzolë e fundit është çelësi, sepse bën kalimin në veprimin e radhës sipas së cilit, Senati duhet të marrë dy vendime në çështjet e fajësimit: Së pari, ai duhet të vendosë nëse një zyrtar duhet të hiqet. Atëherë duhet të vendosë nëse ky person duhet të skualifikohet nga mbajtja e ndonjë detyre të ardhshme të rëndësishme.

Në të vërtetë, nga tetë oficerët që Senati ka votuar ndër vite për të hequr, ai më pas votoi për të skualifikuar vetëm tre prej tyre duke përforcuar bindjen se largimi dhe skualifikimi janë hetime të ndryshme.

Me fjalë të tjera, skualifikimi, të paktën, në vetvete është domosdoshmërisht një votë për një ish-oficer (në krahasim me aktualin).

Më shumë se kaq, pushteti i skualifikimit është si dëshmia kryesore dhe arsyeja kryesore që Kushtetuta lejon për fajësimin e ish-oficerëve. Po të ishte ndryshe, një oficer që përballej me fajësim, ose një oficer që tashmë është fajësuar dhe do të hiqet, gjithashtu mund të shmangte skualifikimin thjesht duke dhënë dorëheqjen.

Në vitin 1876, Sekretari i Luftës, Uilliam Belknap provoi pikërisht këtë gjë dha dorëheqjen disa minuta para votimit të Dhomës për largimin e tij. Ai u fajësua gjithsesi, duke arritur në përfundimin se dorëheqja e tij nuk mundi fuqinë e fajësimit të Kongresit.

Dhe megjithëse disa senatorë në fund të fundit votuan për të liruar Belknap (i cili mezi i shpëtoi një vendimi për fajësimin e tij) sepse ai nuk ishte më në detyrë, Senati arriti në përfundimin se ai kishte fuqinë për të gjykuar ish-oficerë, duke miratuar një rezolutë që Belknap mund të gjykohej “për veprimet e bëra si Sekretar i Luftës, pavarësisht dorëheqjes së tij të zyrës në fjalë” para se të fajësohej.

Çështja Belknap theksoi dy precedentë: Kongresi mund të heqë dhe largojë ish-oficerët, por fakti që i pandehuri nuk është më në detyrë është një faktor që senatorët mund të marrin parasysh kur vendosin nëse do të votojnë për të dënuar.

Pra, kur Presidenti Richard Nixon dha dorëheqjen në Gusht 1974 në një përpjekje për të parandaluar fajësimin dhe heqjen e tij në dukje të pashmangshme nga detyra, ky akt nuk e privoi Kongresin nga fuqia kushtetuese për ta fajësuar atë; thjesht zbuti përshtatshmërinë e perceptuar politike për ta bërë këtë. Duke dhënë dorëheqjen, Nixon mori të paktën disa përgjegjësi për sjelljen e tij.

Dhe rrethanat e dorëheqjes së tij nuk lanë asnjë arsye për të besuar se ai do të ishte përsëri një kandidat për zyrën federale.

Por nuk ka asnjë tregues që Trump planifikon të japë dorëheqjen. Mandati i tij përfundon të mërkurën e ardhshme.

Ai nuk po largohet nga detyra me dëshirë. Dhe ai nuk e ka fshehur interesin e tij për të kandiduar përsëri për president në 2024. Për më tepër, nën Aktin e Ish Presidentëve të vitit 1958, ai do të marrë përfitime të konsiderueshme financiare dhe përfitime të tjera të prekshme, duke përfshirë edhe fonde për zyra dhe stafin e tij. Por i njëjti statut mohon përfitime të tilla për një ish-president i cili shkarkohet nga detyra “në përputhje me nenin 4 të seksionit II të Kushtetutës”.

Pra, nëse Trump është i fajësuar, i dënuar dhe i skualifikuar përcakton jo vetëm nëse ai mund të mbajë më përsëri zyra federale, por gjithashtu mund të mbajë edhe masën në të cilën tatimpaguesit federalë do të subvencionojnë aktivitetet e tij në vitet që vijnë.

Argumenti konservator do të thoshte që Kushtetuta e lë Kongresin të pafuqishëm për t’u marrë me një rast të tillë ose me ndonjë skenar në të cilin një president kryen veprime të pafajshme në ditët e tij të fundit në detyrë. Nëse ai duhet të dënohet dhe skualifikohet mbetet, sipas Kushtetutës, në juridiksionin e vetëm të Senatit.

Dhe ndërsa argumenti konservator kundër një procedure fajësimi presupozon se çështja do të përfundojë në mënyrë të pashmangshme në gjykata edhe ky pretendim është i gabuar. Në vitin 1993, Gjykata e Lartë vendosi që nuk u takon gjykatave të shqyrtojnë drejtësinë e fajësimit.

Siç shkruajti shefi i gjyqit Uilliam Rehnquist, as një provë e jashtme nga Konventa Kushtetuese dhe as komente bashkëkohore nuk sugjeruan që themeluesit madje parashikuan “mundësinë e rishikimit gjyqësor në kontekstin e kompetencave të fajësimit”.

Opinion nga: Stephen I. Vladeck

 

Përkthyer dhe përshtatur nga The New York Times/ F.H, Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN