MENU
klinika

Argjentinasi i lirë në verë

PSG del hapur: Po e ndjekim Messin

18.01.2021 - 18:25

Konfirmohen zërat që po qarkullonin prej muajsh për një interesim të mundshëm të PSG-së për Lionel Mesdin, fjalë që vijnë nga drejtori sportiv i klubit parizien, Leonardo. Gjatë një interviste me revistën prestigjoze “France Football”, drejtori sportiv brazilian deklaroi se Mesi është në listën e PSG-së:

“Lojtarët e mëdhenj si ai do të jenë gjithmonë në listën e PSG-së, por nuk është momenti të flasim dhe të ëndërrojmë. Jemi ulur në tavolinën e madhe që ndjekin nga pranë këtë çështje.

Nuk jemi ulur ende në bisedime, por vendi ynë është i prenotuar. 4 muaj në futboll janë një përjetësi, sidomos në këtë moment”, – deklaroi hapur Leonardo se edhe PSG është në garë për shërbimet e yllit argjentinas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN