MENU
klinika

Ligue 1 dhe Premier League

PSG merr kreun në Francë, Leicester i dyti në Angli

16.01.2021 - 22:59

PSG është rikthyer në krye të Ligue 1 pas fitores 1-0 në transfertë ndaj Angers. Duke përfituar edhe nga ndalesa e Lyon, kampionët marrin vendin e parë dhe tashmë shohin para.

Goli që vendosi takimin u shënua nga Kurzaëa në 70’. Pochettino mungoi nga infektimi me Covid-19, zv.trajneri mbajti në fushë për 90 minuta Neymar, por jo Mbappe dhe Di Maria, që i hoqi menjëherë pas shënimit të golit.

Ndërsa në Premier League, Leicester City ka marrë vendin e dytë pas fitores në shtëpi 2-0 ndaj Southampton. “Dhelprat” kanë një pikë më pak se Manchester United kryesues, që do të ndeshet nesër në fushë e Liverpool.

Leicester gjeti golin e avantazhit me anë të Maddison në minutën e 37′. Ylli i Leicester gjeti rrjetën me një lëvizje shumë të mirë dhe një gjuajtje shumë të bukur për 1- 0. Ndërsa në sekondat e fundit realizoi Barnes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN