13.01.2021 - 23:03
PSG, pasi ka fituar tre trofetë sezonin që kaloi, kampionatin, kupën e ligës dhe kupën e Francës, sonte fitoi edhe Superkupën e këtij vendi. Kampionët mposhtën 2-1 Marseille.
Icardi në pjesën e parë dhe Neymar me penallti në pjesën e dytë i dhanë suksesin e radhës ekipit parizien. Payet në limite ngushtoi për Marseille, një gol që thjesht intrigoi disi rezultatin.
PSG ishte edhe finalist i Champions League, por pa mundur dot të triumfojë. Superkupa ishte trofeu i parë i Pochettinos, por synimi i tij është titulli i radhës dhe triumfi në Ligën e Kampioneve.