MENU
klinika

Formula 1

Publikohet kalendari i ri, gara e parë në Bahrein

12.01.2021 - 12:38

Tashmë është zyrtare. Botërori i ri i Formula 1 do të nisë më 28 mars me Çmimin e Madh të Bahreinit. Është ky vendimi i marrë nga krerët e lartë të Formula 1, që kanë azhornuar kalendarin e 2021 pas urgjencës shëndetësore që ka përfshirë disa prej shteteve pritëse.

Pas shumë diskutimesh, pista që ishte programuar edhe për të pritur tashmë tradicionalisht Çmimin e parë të madh të Formula 1, ajo e Australisë është shtyrë për t’u zhvilluar më 21 nëntor.

Për shkak të kufizimeve të vazhdueshme të udhëtimit në vend, Çmimi i Madh Kinez 2021 nuk do të zhvillohet në datën e tij të planifikuar, me Imola që merr vendin e saj dhe kthehet në kalendarin Formula 1, si cirkuiti i dytë i kampionatit.

Megjithatë, diskutimet për Çmimin e madh aziatik janë ende në vazhdim dhe gjasat janë që ajo të përfshihet në kalendarin final të kampionatit. Për këtë, gara e tretë mbetet ende pa një destinacion fiks, me Kinën që garon për atë biletë me pistën portugeze të Portimao, e cila është edhe pista rezervë në këtë kampionat të Formula 1. Formula 1 e mbyll udhëtimin në vitin 2021 në pistën e Yas Island në Abu Dhabi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN