MENU
klinika

Korçë

Punonjësi i Bashkisë gjen pa jetë kolegun e punës

02.01.2021 - 10:28

Një 46 vjeçar roje në Ndërmarjen e Shërbimeve Publike në Bashkinë e Korçës është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës.

Bëhet me dije se ka qenë roja tjetër ai që ka konstatuar vdekjen e kolegut kur ka shkuar për ta zëvendësuar mëngjesin e sotëm.

I cili më pas ka lajmëruar policinë. Paraprakisht mendohet për një vdekje natyrale të 46 vjecarit në trupin e se cilit sipas policisë nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e vdekjes.