MENU
klinika

Post-derbi

Rama: Problem gjykimi; Halili: Ky ishte “kismeti”

21.01.2021 - 21:46

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, ka folur pas ndeshjes derbi të fituar ndaj Tiranë me rezultatin 1-0. Erald Çinari bëri diferencën me golin e tij dhe pse luajti pak minuta në fushën e lojës. Zyrtari i të kuqve foli pas sfidës së tuar.

Vllaznia – “Mos më fusni në konflikt me Vllazninë. Faleminderit Vllaznisë për Çinarin, sapo falënderova Çinarin, shkodranin tonë të mirë që na bëri golin, e njëjta gjë edhe për Hakajn. Vllaznia po tregon vlera, po i jep ritëm kampionatit”.

Fitorja – “Fitorja të kënaq gjithmonë. Kur vjen me një lojë bindëse, të kënaq edhe më tepër. Arbitrat janë një e keqe e domosdoshme e futbollit. Bëtë mirë që në fillim pyetët për gjëra të rëndësishme dhe nuk pyetët për arbitrimin”.

Jorgji – “Ishte episodi i radhës i serialit si të shkatërrosh një derbi, pati gjykim me probleme në të dyja anët. Nuk dua të as për gjërat që janë më pak të rëndësishme. Derbi jashtë Tiranës u bë nga halli.

Sherri i tifozëve – “Nuk kam pasur asnjë informacion për konfliktet jashtë stadiumit. E di që tifozët tanë na ndjekin dhe na japin ngrohtësinë. Nuk i pashë te pallati sipër, mbase policia ka marrë masat. Unë nuk do të doja që një ndeshje e Partizanit të kthehej në një problem për pandeminë”.

I zhgënjyer që Partizani e fitoi derbin dhe Tirana largohet edhe më shumë nga titulli dhe vendi i parë. Menjëherë pas sfidës ka folur presidenti i Tiranës, Refik Halili.

“Me këtë ndeshje të humbur si ekip, i largohemi pak sa shumë kreut të klasifikimit që sot është Vllaznia me meritë. Do vazhdojmë të punojmë, do respektojmë kampionatin që të ecim përpara.

Kam besim te skuadra, kam besim te çunat. Kthehet edhe një grup lojtarësh gjatë këtyre dy javësh dhe themi se kontigjenti do të jetë më i plotë. Gjërat e tjera janë pjesë e lojës, ka raste, ka humbje. Ky është kismeti.

E rëndësishme është që neve punojmë të ecim përpara. Nuk dua të them që jemi dorëzuar. Unë vetë kam thënë që është shpejt për të folur për titullin, fakti është që po i largohemi shumë kreut të klasifikimit, duhet të luftojmë të kapim vendin e parë, që të kapim të dytin apo të tretin,” – tha presidenti i skuadrës së Tiranës, Refik Halili.