MENU
klinika

Russian Today: Pritet lista e kompanive që do gjobiten

Raundi i fundit i ndëshkimeve kundër Nord Stream 2

13.01.2021 - 16:22

Administrata në largim e Presidentit të SHBA Donald Trump thuhet se po përgatit një raund të fundit të ndëshkimeve kundër Nord Stream 2, një tubacion gazi natyror që do të lidhë Rusinë dhe Gjermaninë.

Më parë këtë muaj, Uashingtoni thuhet se paralajmëroi firmat evropiane të dyshuara për të marrë pjesë në ndërtimin e tubacionit të gazit se ata përballen me rrezikun e sanksioneve.

“Ne jemi duke u përpjekur të informojmë kompanitë për rrezikun dhe t’i nxisim ata të tërhiqen [nga projekti] para se të jetë tepër vonë,” i tha një burim i qeverisë amerikane Reuters me kusht anonimiteti.

Qysh këtë javë, Departamenti i Shtetit i SHBA pritet të zbulojë listën e bizneseve që mund të bëhen objekt i masave ndëshkuese për punën në tubacion. Lista thuhet se do të përfshijë ndërmarrjet që sigurojnë sigurime, ndihmojnë në vendosjen e tubacionit nën det dhe duke verifikuar pajisjet e ndërtimit të projektit.

Në Dhjetor, Kongresi Amerikan miratoi një paketë të re sanksionesh kundër projektit. Masat goditën firmat që ofrojnë sigurim dhe verifikojnë punët që janë të nevojshme për përfundimin e tubacionit. Kompanitë që janë të angazhuara në modernizimin dhe instalimin e pajisjeve të saldimit në anijet e përfshira në punimet e ndërtimit gjithashtu janë subjekt i ndëshkimeve, të cilat hynë në fuqi më 1 Janar.

Në nëntor, certifikuesi norvegjez Det Norske Veritas-Germanischer Lloyd nxori projektin nën kërcënimin e sanksioneve të SHBA.

Gazsjellësi po ndërtohet nga filiali i Gazprom, Nord Stream 2 AG, në bashkëpunim të ngushtë me disa kompani të mëdha evropiane të energjisë. Rruga e gazit, e cila shkon nën Detin Baltik, është vendosur të dyfishojë kapacitetin e tubacionit ekzistues prej 55 miliardë metra kub në vit përmes dy linjave 1.2 km. Gazsjellësi shkon në Gjermani përmes territoreve detare të Rusisë, Finlandës, Suedisë dhe Danimarkës.

Projekti është kritikuar nga Shtëpia e Bardhë, e cila ka paralajmëruar Bashkimin Evropian për mbështetjen e tepërt në furnizimet e energjisë ruse, ndërsa akuzon Moskën për monopolizimin e tregut evropian të energjisë.

Në një përpjekje për të rritur shitjet e gazit natyror të lëngshëm të SHBA në Evropë, Uashingtoni prezantoi udhëzime të veçanta për Aktin e tij të Mbrojtjes së Energjisë së Evropës (PEESA), të cilat i mundësojnë Departamentit të Shtetit të vendosë sanksione ndaj secilës ndërmarrje që bashkëpunon me projektin e energjisë.

/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga RT

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vizita e Merkelit në Vilnius

Do t’i mbrojë Gjermania baltikët?

Gazsjellësi rus ia ka ndryshuar mendjen kancelares

Biznesi mbi të gjitha! Pse Merkel nuk e ndëshkon Putinin?