MENU
klinika

Katër qarqet që do të preken më shumë gjatë tri ditëve në vijim

Reshje intensive shirash dhe rrëshqitje dherash

24.01.2021 - 13:13

Përgjatë tri ditëve të ardhshme, parashikohen reshje intensive shiu, kryesisht në jug dhe në veri të vendit.

Sipas IGJEUM, reshjet do të sjellin prurje të shumta në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa.

Gjithashtu, IGJEUM thotë se si pasojë e vërshimeve të shpejta mund të ketë edhe rrëshqitje dherash.

Parashikimi sipas IGJEUM:

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë dt. 24-26 janar 2021, priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqendruara në veri dhe në jug të territorit.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa.

Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të përrenjve dhe lumenjve më të vegjël të shoqëruara edhe me rrëshqitje të dherave, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Lumenjtë e tjerë do kenë rritje të prurjeve por parashikohen me rrezik më të ulët nga përmbytjet.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reshjet intensive në fundjavë

IGJEUM paralajmëron vërshime të lumenjve