31.01.2021 - 11:33
Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar probleme në rrugën Librazhd-Katund. Si pasojë e shirave kjo zonë ka pësuar rrëshqitje të mëdha dherash.
Banorët e zonës thonë se ka dëmtim të rrugës deri në lagjen e Allkajve.
Sipas tyre deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për riparimin e kësaj rruge që është e bllokuar prej më shumë se një jave.