MENU
klinika

“Gaz Paja është aktor i mbivlerësuar”

Rezart Veleshnja i habit të gjithë me deklaratën

10.01.2021 - 12:42

Rezart Veleshnja dhe Visjan Ukcenaj u ulën përballë njëri-tjetrit në sfidën “Shiko kush përgjigjet” në “Shiko kush luan”. Në mes të pyetjeve drejtuar dy aktorëve nuk munguan ato se cili është aktori më i nënvlerësuar dhe më i mbivlerësuar. Të dya ata ranë dakord se Niko Kanxheri është aktori më i nënvlerësuar dhe u shprehën se ai ka qenë mësuesi i tyre në Akademinë e Arteve dhe fatkeqësisht nuk njihet shumë nga të rinjtë.

Ndërkohë për sa i përket emrit të aktorit të mbivlerësuar, Rezarti nuk u rezervua aspak për t’u përgjigjur madje i habiti të gjithë me emrin që shprehu. Ai tha se Gaz Paja, që është edhe kolegu i tij në Portokalli, është i mbivlerësuar. Këtë përzgjedhje ai e shpjegoi me faktin se Gazi është bërë pjesë e politikës, që gjithmonë paguan shumë për t’i bërë artistët pjesë të saj dhe për të pastruar emrin në këtë mënyrë.

Gaz Pajën e mbivlerësojnë se është pjesë e politikës. Politika ka pasur gjithmonë emër të pistë dhe e pastrojnë me emra të artit dhe me këtë rast e mbivlerëosjnë se duhet ta paguajnë”, u shpreh Rezarti.

Ndërkohë ai nuk ngurroi të vlerësonte publikisht “rivalët” në “Klanifornia”. Veleshnja tha se ata bëjnë një punë shumë të mirë dhe se në fund është publiku ai që vlerëson se cili prej tyre është më shumë apo më pak i suksesshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Krimineli dhe politikani nuk kanë ndonjë ndryshim të madh"

Aktori i njohur Rezart Veleshnja shpërthen pas shembjes së Teatrit