MENU
klinika

FSHB i bën apel Qeverisë

“Riktheni basketbollin, po na përjashtojnë në Evropë”

13.01.2021 - 16:31

Federata Shqiptare e Basketbollit, përmes një letre të hapur drejtuar mediave, bën me dije se ky sport është në një krizë totale si pasojë e pezullimit të aktiviteteve sportive në vendin tonë që prej marsit 2020, kur dhe nisi pandemia Covid-19.

FSHB prej muajsh ka kërkuar rihapjen e palestrave dhe nisjen e kampionatit të basketbollit, një sport që po hesht dhe lëngon, duke sjellë largime masive të sportistëve nga Shqipëria dhe masa të tjera. Sekretari Korab Llazani, në një deklaratë për mediat shprehet:

“Si pasojë e mungesës së kombëtares së femrave në nëntor 2020 në eliminatoret e Europianit, Shqipëria është përjashtuar nga ky event ndërkombëtar. Ndërsa kombëtarja e meshkujve, u paraqit në Portugali si ekip klandestin.

Po përballemi me një eksod lojtarësh, shumica e të cilëve po shkojnë në Kosovë, çka sjell humbje të mëdha të burimeve njerëzore , me efekte të mëdha financiare, sociale e shëndetësore. Kjo situatë po ndjell frikë e pasiguri për vazhdimësinë e këtij sporti, pasi ende nuk kemi një komunikim zyrtar se kur mund të rinisë sporti i basketbollit.

Ndërkohë që, janë 10 muaj heshtje e pushim. Ndaj, kërkojmë rishikimin e vendimit tuaj në rihapjen e palestrave dhe të jepet drita jeshile për të rinisur aktivitetet. Ne si Federatë angazhohemi maksimalisht për respektimin e protokolleve shëndetësore.

Së shpejti, kombëtarja e meshkujve do të udhëtojë në Qipro, ndaj kërkojmë që edhe ju të alarmoheni ashtu si ne, pasi ky sport po shkatërrohet”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN