MENU
klinika

Serie A, Java 15

Roma e Napoli ecin para, ndalet Lazio

03.01.2021 - 17:00

Është luajtuar java e 15-të e Serie A. Pas fitores së Interit, kanë triumfuar edhe Roma, Napoli e Atalanta. Është ndalur Lazio. Një garë e hapur në të gjitha frontet.

Napoli është kthyer te fitorja në kampionat pas dy humbjesh dhe një barazimi. Skuadra e Gattuso-s ka mposhtur 4-1 Cagliari-n në transfertë dhe është ngjitur në vendin e katërt të renditjes së Serisë A me 28 pikë. Protagonisti i ndeshjes ka qenë Zielinski, autor i dy golave.

Fitore e rëndësishme edhe për Atalanta-n, që ka mundur 5-1 në shtëpi Sassuolon, skuadrën surprizë të këtij sezoni në kampionatin italian. Protagonisti i ndeshjes ka qenë Zapata me dy gola dhe një asist.

Fiton edhe Roma. Verdhekuqtë kanë arritur të marrin tri pikë shumë të rëndësishme në shtëpi kundër Sampdoria-s. Miqtë janë mundur 1-0 nga një gol i Edin Dzeko.

Zhgënjen Lazio. Bardhekaltrit nuk kanë shkuar më larg se një barazim 1-1 në fushën e Genoa-s dhe i janë larguar akoma më shumë vendeve të para të renditjes. Ringjallet Torino. “Demat”, në fakt, kanë marrë toren e dytë në këtë kampionat pasi kanë mundur 3-0 në transfertë Parma-n.

Një rezultat ky që e ka ndihmuar skuadrën e Giampaolo-s të dalë nga zona e ftohtë e renditjes. Është mbyllur në barazim pa gola ndeshja mes Fiorentina-s dhe Bologna-s, ndërsa Verona ka mundur 1-0 Spezia-n në transfertë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN