MENU
klinika

Kampionët me fat

Ronaldo dhe Morata, Juventus merr Superkupën

20.01.2021 - 22:59

Juventus rikthehet te fitorja në mënyrën më të mundshme, pasi rrëmben për herë të nëntë Superkupën e Italisë. Kampionët në fuqi fituan 2-0 ndaj Napolit (fitues i Kupës) në fushën asnjanëse të Sassuolos.

Ndeshja u zhbllokua gjatë një goditje këndi në 64’. Topi devijohet nga Bakayoko në një mënyrë të shëmtuar dhe gabuar, duke u kthyer asist në zonën e vogël, aty ku ndodhet Ronaldo, që nga dy hapa larg, portugezi godet në mënyrë të sigurt dhe mund Ospina!

Në 79’ Napoli kishte mundësinë të barazonte rezultatin, por Insigne humbi penalltinë. Me fat Juventus në këtë episod. Ne 96′, Morata realizon golin e nokautit. Minutat e mbetura nuk sollën gol tjetër, me kampionët që rikthehen me një tjetër trofe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN