MENU
klinika

Oferta nga Arabia Saudite

Ronaldo e Messi refuzojnë 6 mln euro për një reklamë

23.01.2021 - 14:30

Vendet e Lindjes së Mesme janë në zhvillim e sipër dhe janë futur fuqishëm në industrinë e sportit, të futbollit të vecanti. Por për të tunduar yjet e sportit me reklama, duket se duhet të ofrojnë shumë pará.

Kështu, Cristiano Ronaldo ka refuzuar një ofertë prej gjashtë milionë euro nga Arabia Saudite që të përdornin imazhin e CR7 për të promovuar turizmin. Nëse marrëveshja do të ishte arritur, atëherë Ronaldo do të ishte i detyruar të vizitonte Arabinë Saudite dhe më pas imazhi i tij të shpërndahej gjerësisht.

Megjithatë, luzitani duket se për momentin është i interesuar te fusha dhe te sezoni me Juventus, ndërsa vazhdon të thyejë rekorde. Nga ana tjetër, Arabia Saudite duket se ka pasur të njëjtën ofertë edhe për Lionel Messin, mirëpo menaxherët e argjentinasit as nuk e kanë konfirmuar dhe as mohuar këtë lajm.

Më saktë, as Messi nuk ka qenë i interesuar për një ofertë të tillë. Kjo edhe për faktin se Barcelona është në krizë dhe një lëvizje e tillë e argjentinsit do të transmetohej keq, për më tepër që ai është në dilemë për të ardhmen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN