Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar problematika edhe në rrethin e Gramshit. Në aksin rrugor Gramsh-Korçë, në vendin e quajtur “Përroi i thellë” në afërsi të fshatit Bersnik ka rrëshqitje të dheut dhe gurëve.
Si pasojë e bllokimit të këtij aksi kanë mbetur të bllokuara disa mjete. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe punonjës të policisë për të bllokuar kalimin edhe të këmbësorëve pasi rrëshqitja vazhdon.
Drejtori i mirëmbajtjes pranë Bashkisë Gramsh z. Luan Kokla shprehet në zonat rurale është bërë i mundur zhbllokimi i të gjithave rrugëve të cilat kanë pësuar dëmtime të mëdha, ndërsa aksi rrugor nacional Gramsh-Korçë nuk është ne varësinë e kësaj ndërmarrjeje dhe nuk mund të ndërhyhet, pasi është kompetencë e kompanisë koncesionare.