MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Sa ujë duhet të pimë gjatë nëntë muajve të shtatzënisë?

15.01.2021 - 10:53

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Sa ujë duhet të pimë gjatë nëntë muajve të shtatzënisë?

Mjeku: Në situata normale, sipas ekspertëve, konsumi i ujit është rreth një litër e gjysmë në ditë: ekuivalente me 8 gota ujë. Gjatë shtatzanisë, nevoja rritet për shkak të kushteve të veçanta fizike të gruas: një nënë e ardhshme duhet të pijë të paktën dy litra lëngje në ditë, madje edhe dy litra e gjysmë në mot të nxehtë, ajo kalon shumë kohë në një mjedis të thatë dhe të mbinxehur dhe djersit më shumë. Për të siguruar këtë hidratim, uji i thjeshtë është pija më e mirë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.