MENU
klinika

Skandali tek ‘Shefqet Ndroqi’

Sanitarja kërkon lirinë nga qelia: Jam rrezik infektimi për të burgosurit

19.01.2021 - 14:26

Sanitarja e shkarkuar e spitalit “Shefqet Ndroqi”, Tire Alldervishi, ka apeluar vendimin e gjykatës së shkallës së parë ditën e premte, dhe kërkon lirinë, raporton News24.

55-vjeçarja ka depozituar kërkesën në Gjykatën e Apelit nëpërmjet avokates së saj mbrojtëse, ku kërkon masë më të butë sigurie.

Ndërkohë, që gjykata nuk ka caktuar ende datën për zhvillimin e kësaj seance.

Në kërkesën e saj për zbutjen e masës së sigurisë, Tire Alldërvishi është shprehur se ka qenë e prekur me Covid dhe se sipas saj nuk është negativizuar.

“Jam rrezik për të infektuar edhe të tjerët në burg”, thuhet ne kerkese.

Alldervishi akuzohet për “mashtrim më shumë se një herë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U hoq si infermiere dhe i mori 800 mijë lekë 30-vjeçares

Skandali tek COVID 2, Prokuroria nis hetimet për ish-sanitaren