MENU
klinika

Premtimi i Ramës

Së shpejti resorti i parë i skive në Korçë!

30.01.2021 - 12:10

Në bashkëbisedimin me qytetarë të Korçës, Rama premtoi se shumë shpejt do të bëhet realitet resorti i parë i skive me kapacitete të mëdha akomoduese.

“Ndërhyrja për të krijuar resortin e parë të skive në zonën lart në Nikolicë është një ndërhyrje që do të sjellë shumë më tepër turistë. Unë kam parë një pistë skish modeste nga pikëpamja e aftësive akomoduese e përmbytur nga kërkesat këtu. Janë 100 mijë shqiptarë, imagjinoni po të hapësh rrjetet sociale do shohësh gjëra që ta bëjnë vendin të tepërt, çdo vit afro 100 mijë shqiptarë shkojnë në resorte skish”, tha Kryeministri.