MENU
klinika

Mbi 250 mijë qytetarë kanë marrë dozën e parë

Serbia fillon vaksinimin masiv

26.01.2021 - 09:54

Serbia ka filluar vaksinimin masiv të popullsisë, pasi vetëm ditën e sotme janë vaksinuar 37.542 persona, duke e çuar në 256.521 numrin e qytetarëve të vaksinuar deri më tani.

Deri më tani Serbia ka siguruar 1 milionë doza nga vaksina kineze “Sinpharm”, si dhe mijëra doza nga Pfizer dhe “Sputnik V”, ndërsa pret të marrë edhe vaksinën e AstraZeneca nga COVAX.

Ditët e fundit Serbia ka regjistruar edhe rastet e para të personave të infektuar me mutacionin e koronavirusit, ndërkohë që në 24 orët e fundit ka patur mbi 1500 raste të reja dhe 19 viktima.

Që prej fillimit të pandemisë në Serbi janë infektuar më shumë se 385 mijë persona, ndërsa mbi 3900 persona kanë humbur jetën.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!