MENU
klinika

Kryeministrja e Serbisë telefonon Edi Ramën

Serbia heq testin COVID-19 për shqiptarët!

13.01.2021 - 12:34

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic ditën e sotme ka telefonuar kyeministrin Edi Rama dhe e ka informuar se Serbia do të heqë testin e detyrueshëm negativ të PCR për shtetasit shqiptarë që hyjnë në shtetin e tyre.

Mediat serbe bëjnë me dije se Rama dhe Brnabic kanë diskutuar gjithashtu mbi temat aktuale dhe bashkëpunimin e përbashkët.

Ata folën dhe për luftën kundër Covid 19, por edhe hapat e ardhshëm në bashkëpunim brenda iniciativës “Shengeni rajonal “.