MENU
klinika

Vaksina kineze i jepet në fillim ushtarëve

Serbia nis imunizimin me Sinopharm

20.01.2021 - 10:49

Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanovic njoftoi se ai dhe më shumë se 700 anëtarë të ushtrisë janë vaksinuar tashmë me vaksinën kineze.

E prodhuar nga kompania Sinopharm, kjo vaksinë është kthyer në burim polemikash në shtetet perëndimore. Kina e miratoi vaksinën për përdorim nga fundi i vitit të kaluar e ndonëse nuk janë publikuar të dhëna të detajuara rreth efikasitetit të saj, kompania prodhuese pretendon se vaksina ka 79 efekt të vaksinës, bazuar në të dhënat fillestare. Kjo shifër është më e vogël sesa efikasiteti 95 i raportuar në vaksinat e prodhuara nga Perëndimi, siç janë ato të kompanive, Pfizer/BioNTech apo Moderna.

Vaksina kineze e cila është krijuar sipas metodës tradicionale, deri tani nuk ka shkaktuar të paktën sipas raporteve ekzistuese, ndonjë reaksion të fortë alergjik. Serbia u bë të martën vendi I parë europian që nisi fushatën e vaksinimit masiv kundër koronavirusit, duke përdorur vaksinën kineze të kompanisë Sinopharm.“Kjo është mënyra e vetme për t’iu kthyer jetës normale”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar i cili ishte dhe personi i parë që e mori këtë vaksinë në transmetim të drejtpërdrejte televiziv.

“Këto të gjitha janë vaksina shumë të sigurta”, ka thënë Llonçar nga Instituti i Virologjisë në Beograd. Serbia që mori javën e kaluar 1 milion doza të vaksinës Sinopharm, ka lidhje të ngushta me Pekinin, ndërsa kompanitë kineze, kanë investuar miliarda euro në vendin me 7 milionë banorë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN