MENU
klinika

“Akt serioz miqësie”

Serbia premton 8.000 vaksina për M. e Veriut

18.01.2021 - 13:51

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, njoftoi se Serbia ofroi të paktën 8.000 vaksina nga prodhuesi “Pfizer”, ndërsa po negociohet edhe për vaksina të tjera.

“Në komunikim të drejtpërdrejtë me presidentin serb Aleksandar Vuçiç këtë mëngjes, ne ramë dakord të marrim 8.000 vaksina kundër COVID-19 nga dërgesa e tyre. Ata pranuan të na ndihmojnë ndërsa detajet do t’i përcaktojmë më vonë gjatë ditës”, tha kryeministri Zaev.

Ai gjithashtu tha se është biseduar edhe për vaksinat e tjera për të cilat pala serbe ka kontrata, por për të cilat duhet të kontrollojnë klauzolat nëse mund t’ua dorëzojnë vendeve të tjera.

“Unë jam shumë mirënjohës dhe në emër të gjithë popullit maqedonas dua t’i përcjell mirënjohje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, qeverisë dhe popullit serb”, tha kryeministri Zaev.

Ai gjithashtu tha se bëhet fjalë për një “akt serioz miqësie”, duke shtuar se kjo tregon që Serbia dëshiron të solidarizohet dhe të ndajë me fqinjin e saj jugor disa nga vaksinat që ka.

Zaev gjithashtu tha se presidenti serb Vuçiç kishte shprehur dëshirën që vaksinat të jepeshin si donacion, duke shtuar se në fund janë dakorduar që Maqedonia e Veriut të paguajë për vaksinat me çmimin e blerjes.

Kryeministri Zaev gjithashtu informoi se vazhdojnë aktivitetet për marrëveshjen me “Pfizer” për 800.000 vaksina, të cilat do të mbulojnë dozat e nevojshme për 400.000 qytetarë dhe do të vazhdojnë negociatat me vendet e tjera për të siguruar vaksina të tjera, derisa të arrijnë 5.850 dozat e para të vaksinave në muajin shkurt.

Ndërkohë, në një njoftim të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, thuhet se ministri Venko Filipçe në kontakt me ministrin serb të Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar, në ditët në vijim do t’i definojnë detajet rreth dërgesës së vaksinave./AA/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të hënën shpërndahen 5 mijë dozat e para

Vaksina anti-Covid mbërrin në Serbi!

Bëhet shteti i parë evropian që pranon 'Sinopharm'

Serbia merr 1 milion doza nga vaksina kineze


Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!