MENU
klinika

La Liga, Java 18

Sevilla ia del në transfertë, hyn në zonën Champions

19.01.2021 - 23:29

Pas humbjes me Atletico Madrid, Sevilla është rikthyer te fitorja në La Liga, duke mposhtur 2-1 Alaves në transfertë. Një sukses që ngjit të besuarit e Lopetegui në vendin e katërt, e thënë ndryshe, në zonën Champions.

Ndeshja nisi me gol për miqtë nga Sevilla, teksa realizuan që në minutën e tretë me En Nesyri. Por pas 9 minutash lojë, vendasit e Alaves barazuan me Mendez. Gjithcka e hapur sërish.

Në 30’, Suso dhuroi një perlë në La Liga. Futbollisti spanjoll, që është në sezonin e dytë te Sevilla, ka goditur rreth 30 metra dhe e ka dërguar topin aty ku portieri i Deportivo Alaves nuk ka arritur dot. Pjesa e parë mbyllet 1-2.

Në fakt, i gjithë takimi mbyllet me këtë rezultat, edhe pse fundi ishte dramatik. Në 83’, Sevilla shënon golin e tretë, por anulohet, pasi Navarro prek topin me dorë. Ndërsa në minutën e parë shtesë vendasit humbin penallti me Joselu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përfiton 32 mln € në sezon

Simeone pranë historisë me Atletico Madrid