MENU
klinika

Furnizonte me kokainë gjithë ishujt grekë

Shkatërrohet banda shqiptaro-serbe, arrestohen ‘kokat’ e rrjetit

30.01.2021 - 10:06

Një bandë shqiptaro-serbe e trafikut të drogës me bazë në Athinë është goditur gjatë natës së kaluar në Selanik të Greqisë.

Nga super-aksioni janë sekuestruar 300 kg kokainë dhe janë arrestuar tre shtetas, shqiptarë dhe serbë, të cilët ishin dhe anëtarët kryesorë të bandës.

Një person i katërt, pjesë e bandës, është identifikuar, por ka arritur t’i shpëtojë prangave të policisë, duke u hedhur nga ballkoni në ballkon, ndërsa policia vijon kërkimet për kapjen e tij.

Goditja e gruput është bërë nga oficerë të policisë të Nëndrejtorisë së Prokurorisë së Drogës në Selanik, në bashkëpunim me shërbimin amerikan DEA.

Sipas policisë greke, anëtarët e kësaj bande kanë furnizuar me kokainë të gjithë ishujt grekë. Ndërkohë, vijon operacioni për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të kokainës.

Mediet fqinje raportojnë se banda ishte pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës