MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si duhet të kujdesemi nëse kërthiza e të porsalindurit është acaruar?

14.01.2021 - 11:40

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:Si duhet të kujdesemi nëse kërthiza e të porsalindurit është acaruar?

Mjeku: E mjekoni kërthizën në mënyrën e duhur: nënës së re i jepen udhëzimet për mënyrën si duhet të veprojë për t’u kujdesur në mënyrën e duhur për kërthizën e fëmijës. Kujdesi duhet të përmbajë ndërrimin e garzës të ndotur dhe dizinfektimin e vendit me alkool 70 gradë, ose me një solucion tjetër dizinfektues. Pas kësaj kapësja duhet të mbështillet me anën e një garze sterile duke e drejtuar atë në pozicionin lart. Kjo gjë duhet të kryhet të paktën 2 herë në ditë, si edhe çdo herë që garza laget apo bëhet pisë. Pasi ka rënë kordoni ombelikal, ju duhet të mjekoni vendin duke përdorur ujë të oksigjenuar për rreth 2 ditë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.