MENU
klinika

Një dekadë më parë

Si dukej Gigi Hadid në mbrëmjen e maturës!

18.01.2021 - 12:22

Gigi Hadid është padyshim një nga modelet më të bukura në botë. Gjatë 2020 ajo ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi u bë nënë.

Në shtator ajo dhe Zayn mirëpritën në jetë vajzën e tyre të parë emrin e të cilës ende nuk na e kanë zbuluar ndonëse modelja poston shpesh foto me të ne rrjetet sociale.

Ajo që mori vëmendjen e të gjithëve është fakti se si Gigi ka arritur të heqë çdo kilogramë të marrë gjatë periudhës së shtatzënisë. Ajo u shfaq menjëherë disa javë pas lindjes në super formë me  një fizikë për tu patur zili.

Duke marrë parasysh se ka një familje yll të bukur, si mamaja Yolanda që ka qenë ish-modele, ashtu edhe Bella dhe Anëar, po ashtu modelë, dihet tashmë se bukuria e saj është gjenetike.

Megjithatë, kjo tezë është vërtetuar edhe një herë së fundmi, pasi Gigi ka ndarë një foto nga mbrëmja e saj e maturës në Instastory. Fotoja është realizuar jo pak por 11 vite më parë, pikërisht në vitin 2010. Ajo shihet me një look minimalist, me fustan të zi e flokë të drejt, por shkëlqimi i saj është i dukshëm.

Ndonëse ka 1 dekadë që kur është realizuar kjo foto, duket se koha nuk ka kaluar aspak për modelen që mbetet një yll.

Për tu patur zili, apo jo?

Ditët e fundit Gigi është përkushtuar totalisht promovimit të albumit të partnerit të saj Zayn, Nobody is listening. Si një grua shumë e përkushtuar ajo ka qëndruar gjatë gjithë kohës krah tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fotoja emocionuese me vogëlushen

Gigi Hadid bëhet nënë për herë të parë