MENU
klinika

Jeni kuriozë?

Si funksionon Signal, aplikacioni ku po zhvendosen përdoruesit e Whatsapp!

16.01.2021 - 10:56

WhatsApp është aplikacioni më popullor i komunikimit në planet me mbi dy miliardë përdorues që e përdorin atë për mesazhe. Por edhe pse më i përdoruri, WhatsApp nuk është aplikacioni më i mirë i mundshëm kur bëhet fjalë për privatësinë. Për këtë arsye, kohët e fundit janë ngritur shumë polemika mbi aplikacionin në fjalë.

Ju bëni mirë të përdorni aplikacionin Signal për çdo bisedë private që bëni, edhe nëse në atë bisedë ju thjesht po i shkruani mamasë tuaj fjalëkalimin e Facebook-ut që ajo ka harruar. Privatësia mbi të gjitha.

Signal i fshin mesazhet automatikisht pas një periudhe të caktuar kohe. Gjithashtu Signal nuk e dërgon historinë tuaj të mesazheve tek Google. Aplikacioni ka më pak potencial për dobësi të fshehura dhe është shumë më i vështirë për t’u hakuar, pra për t’u vjedhur llogaria apo për t’u përgjuar.

Ndoshta arsyeja më bindëse për të përdorur Signal është mungesa e respektit e Facebook për privatësinë e përdoruesve të saj, gjë që është treguar prej kohësh. Nëse nuk e dini, edhe WhatsApp është pjesë e kompanisë Facebook. Facebook ka një histori të tmerrshme kur bëhet fjalë për mbledhjen dhe trajtimin e të dhënave. Në vitin 2017, rregullatorët evropianë morën masa kundër Facebook për ndarjen e numrave të telefonit të përdoruesve të WhatsApp me rrjetin e tij social Facebook për qëllime reklamimi. Kompania ra në kundërshtim të plotë me rregulloren e tyre të mbrojtjes së të dhënave. Facebook kishte deklaruar më parë se një mekanizëm i tillë nuk do të zbatohej kurrë. Është e vërtetuar tashmë se të dhënat e përdoruesve të WhatsApp nuk janë të sigurta, edhe pse sipas ligjeve të BE-së, duhet të kishin mbetur private.

Bashkë-themeluesi i WhatsApp, Brian Acton, i cili u largua nga Facebook në 2017 dhe vazhdoi themelimin e Signal Foundation, ka kritikuar ashpër Facebook-un për mungesën e privatësisë. Ai zbuloi të vërtetën se Facebook e kishte trajnuar që t’i gënjente rregullatorët e BE-së se ishte e vështirë të bashkoheshin apo përziheshin të dhënat midis WhatsApp dhe Facebook.

Facebook deri vonë ishte ende i luhatur në lidhje me planet për të futur reklama në WhatsApp, por raportet e fundit tregojnë se plani nuk do të realizohet. Megjithatë nuk është ende e qartë se çfarë do të ndodhë përfundimisht me planin për të bashkuar mesazhet në Facebook me ato në WhatsApp dhe Instagram.

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit

Nga harxhimi i baterisë së celularit te niveli rrezatimit dhe stresit

Arsyet pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës!