MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si lidhen sëmundjet e zemrës me edemën pulmonare?

29.01.2021 - 10:38

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:Si lidhen sëmundjet e zemrës me edemën pulmonare?

Mjeku:Edema pulmonare është një sëmundje që konsiston në mbledhjen e lëngjeve në mushkëri. Kjo e bën të vështirë frymëmarrjen dhe për këtë arsye vë në rrezik jetën e pacientit.
Në pjesën më të madhe të rasteve, edema pulmonare e ka origjinën në një problem me natyrë kardiake, por mund të shkaktohet dhe nga trauma, polmonite (infeksione polmonare) dhe madje dhe ilaçe.

Kur edema shfaqet papritur flasim për një emergjencë mjekësore pasi mund të jetë fatale. Në raste të tjera, ndodh në mënyrë graduale. Por dhe kështu është një gjendje e rëndë që duhet zgjidhur.

Masa kryesore për të parndaluar një edemë pulmonare është parandalimi i sëmundjeve të zemrës. Duhet të dini se është e nevojshme të mbani në kontroll tensionin, duke pasur parasysh se hiptertensioni është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.