MENU
klinika

Simptomat dhe trajtimet e bruksizmit!

Si ta kuptoni se gjatë natës ‘kërcisni dhëmbët’

13.01.2021 - 10:20

Bruksizmi është shtrëngimi dhe kërcitja e pavullnetshme e dhëmbëve.

Rreth gjysma e popullsisë e bën atë herë pas here. Ndërkohë, 5% e popullsisë janë “të rregullt” në kërcitjen e dhëmbëve.

Shpesh ndodh gjatë gjumit, por disa njerëz e bëjnë edhe kur janë zgjuar.

Zakonisht, një person nuk e kupton se çfarë po bën me dhëmbët e tij. Partneri me të cilin  ndan shtratin dhe dëgjon zhurmat, shpesh është i pari që vë re problemin.

Prindërit gjithashtu mund ta dëgjojnë te fëmijët e tyre.

“Kërcitja” e dhëmbëve mund të jetë edhe rezultat i stresit. Për shembull, te disa njerëz ndodh kur janë të zemëruar, duke u përqendruar ose në ankth.

Disa nga simptomat e bruksizmit përfshijnë:

– dhimbje koke, dhimbje të nofullës dhe/ose dhimbje veshi

– dhimbje e dhëmbëve, veçanërisht menjëherë pas zgjimit

– dhimbje dhe/ose ndjesi të ngjashme me mpirjen në pjesën e nofullës, menjëherë pas zgjimit

– dhimbje ose ngurtësi në nofullat gjatë përtypjes, veçanërisht gjatë mëngjesit

– shtrëngimi i nofullës kur jeni të zemëruar ose të shqetësuar

– dhëmbë të ndjeshëm ndaj temperaturës

– smalt i dhëmbëve i dëmtuar

– ind i ngritur në pjesën e brendshme të faqeve, shkaktuar nga kafshimi

– dhëmbë të lirshëm

Disa probleme nga bruksizmi mund të përfshijnë:

– dhëmbë të thyer ose mbushje dhëmbësh të prishura

– dhimbje nofulle

– muskuj të lënduar të nofullës

– tendosje në zonën e nofullës

– dhëmbët janë më të ndjeshëm ndaj gjërave të nxehta dhe të ftohta

– humbje dhëmbësh (e rrallë)

– zgjerimi i muskujve të nofullës (i rrallë)

Trajtimi për bruksizmin:

Nëse mendoni se edhe ju i kërcisni dhëmbët, flisni me dentistin tuaj ose një profesionist tjetër të shëndetit oral.

Ata mund të flasin për opsionet e mundshme të trajtimit që përfshijnë:

– riparimin e dëmtimit të dhëmbëve

– një “roje mbrojtëse” (pajisje) për gojën që mund të mbani natën, për mbrojtje

– terapi e menaxhimit të stresit

– teknikat e relaksimit

– terapi njohëse e sjelljes

– hipnoterapi

-higjiena e mirë e gjumit, gjumë i rregullt etj

Burimi: Better Health

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”