MENU
klinika

Disa teknika që ndihmojnë

Si ta menaxhoni stresin?

23.01.2021 - 08:15

Fatkeqësisht stresin e kemi të gjithë pjesë të jetës tonë të përditshme. Mirëpo në mënyrë që ai të mos na shkatërrojë duhet të gjejmë mënyra se si ta menaxhojmë atë.

Ka teknika të ndryshme, nga më të thjeshtat, për ta menaxhuar stresin, të cilat rekomandohen edhe nga psikologët. Ju takon juve të eksploroni dhe të shikoni se cila teknikë ju përshtatet më shumë. Si fillim ndiqni këto këshilla të thjeshta që ne po ju rekomandojmë.

Shmangni pyetjen ‘Po sikur..’

stresinPa marrë parasysh problemin me të cilin po ballafaqoheni, ju duhet të shmangni mendimin për më të keqen. Pra, mos ja shtoni vetës stresin me pyetjen ‘Po sikur..’. Kjo pyetje vetëm se do ta rrisë stresin për ju. Prandaj mos mendoni skenarët më të këqija në kokën tuaj por shikoni anët e mira në secilën situatë.

Mbani qëndrim pozitiv

Qëndrimi pozitiv është gjëja më e mirë që mund të bëni për vetën edhe për shëndetin tuaj mendor. Qëndrimi pozitiv është arma më e fuqishme për ta luftuar stresin. Prandaj krejt çka ju duhet është mendimi pozitiv dhe qëndrimi i tillë. Përpiquni të mendoni për gjërat e mira që keni arritur në jetë. Për kujtimet e mira dhe për ëndrrat që keni. Ato do ta reduktojnë stresin.

Flini mjaftueshëm

Rëndësia e gjumit në stabilitetin emocional është e padiskutueshme. Në anën tjetër kur përballemi me stresin, gjumi gjithmonë është i sulmuar. Stresi ka tendenca të na lëjë pa gjumë. Megjithatë nuk duhet të dorëzohemi. Duhet të kërkojmë stresinmënyra që ta përmbushim vetën me gjumë. Rregullojeni ambientin tuaj të gjumit, largoni telefonin dhe pini gjithmonë një çaj kamomil para gjumit.

Merrni frymë thellë!

Sado që ju tingëllon e thjeshtë, frymarrja ju ndihmon në menaxhimin e stresit. Saherë që ndiheni të mbingarkuar me stres praktikoni ushtrime të frymarrjes së thellë. Ekspertët sygjerojnë të praktikohet edhe joga apo meditimi. Aktivitete të tilla ju relaksojnë trurin. Frymarrja e thellë lufton stresin. Prandaj e gjitha që ju duhet është të merrni frymë thellë dhe ta lëshoni ngadalë. Kaloni kohë në ambiente të qeta dhe kujdesuni për vetën.

Kufizoni sasinë e kafeinës që konsumoni

Konsumimi i kafeinës stimulon lëshimin e adrenalinës, e cila nga ana tjetër shkakton mekanizmat e mbijetesës së luftës ose të vdekjes. Përballë rrezikut, trupi sakrifikon të menduarit racional në favor të një reagimi të shpejtë. Me kafeinën, truri dhe trupat tanë nën stres nuk janë në gjendje të kontrollojnë veten siç duhet. Kjo gjendje nuk është normale dhe duhet të shmanget. Prandaj nëse jeni të stresuar shmangni përdorimin e kafës. Sa më shumë ujë dhe çajra qetësues.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN