MENU
klinika

Disa mënyra të thjeshta!

Si të heqim njollat e pijeve nga rrobat?

20.01.2021 - 08:19

Në mbulesat e tavolinave, në këmishë, peceta, divanë…njollat ‘mbijnë’ gjithandej! Jo të gjitha trajtohen njësoj; vera ka përbërës të caktuar për t’u larguar nga rrobat, kafja apo qumështi gjithashtu…Lexojini të gjitha me radhë përpara se t’i fusni rrobat në lavatriçe!

Njollat e kafes

Fshijeni njollën me pak sapun të lagur ose me ujë të vakët të përzierë me të verdhë veze dhe lëreni të veprojë. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë! Për materialet e leshta apo të mëndafshta, përdorni një përzierje të ujit me alkoolin. (90 °).

Njollat e qumështit

Njollat më të shpeshta janë me qumësht, sidomos te rrobat e fëmijëve. Lëngu i limonit dhe amoniaku janë efektive nese këto njolla i trajtojmë përpara se t’i fusni në lavatriçe.

Njollat e çokollatës

Për njollat e çokollatës mjafton vetëm uji i ftohtë. Nëse njolla e çokollatës është tharë, mjafton një leckë e lagur me ujë dhe sapun për ta larguar. Nëse njolla ka kohe që është bërë, fshijeni me një leckë me uthull të bardhë dhe pastaj shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Njollat e çajit

Ndoshta janë njollat më pak te vështira për t’u hequr sepse largohen vetëm sapun dhe ujë. Në qoftë se njollat janë të vjetra, mund të pastrohen me ujë të ngrohtë me sapun dhe glicerinë. Në pëlhura sintetike, njollat e çajit zhduken nëse trajtohen me lëng limoni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”