MENU
klinika

VIDEO

Si u festua Viti i Ri në Wuhan-in famëkeq, që i bëri gjëmën botës

01.01.2021 - 11:36

Viti i Ri tashmë është mirëpritur në shumë vende të botës.

Banorët e Kiribatit, Samoas dhe Ishullit të Krishtlindjeve në Oqeanin Paqësor ishin të parët që hynë në vitin 2021.

Pas tyre, kremtimi filloi në Zelandën e Re, ku Auckland ishte qyteti i parë i madh që mirëpriti Vitin e Ri.

Japonia, Koreja e Jugut dhe pesë vende të tjera aziatike dhe të Paqësorit gjithashtu festuan Vitin e Ri në orën 4 pas mesditës, të gjitha me në skenë me fishekzjarre spektakolare.

Viti i Ri gjithashtu mbërriti në Australi dhe u festua me fishekzjarret e famshëm.

Wuhan, qyteti nga i cili koronavirusi filloi të përhapet në fund të vitit 2019, i cili paralizoi të gjithë botën në vitin 2020, gjithashtu hyri në 2021.

Qytetarët e këtij qyteti kinez dolën në rrugë në një numër të madh, ndërsa një pjesë e mirë e pjesës tjetër të botës qëndruan në shtëpitë e tyre gjatë Vitit të Ri.

Shikoni spektaklin e Vitit të Ri në Wuhan.