MENU
klinika

Dy faza të rëndësishme

Si u krijua sistemi diellor?

24.01.2021 - 12:23

Sistemi diellor është krijuar në dy etapa.

Kjo është hipoteza e fundit e universitetit prestigjioz britanik Oxford, e publikuar edhe në revistën ndërkombëtare Science. Qëllimi i studimit është të arrihet të shpjegohet diferenca e madhe që ekziston mes planetëve të tillë si Mërkuri, Afërdita, Toka, Marsi dhe grupit tjetër, atyre të gaztë si Jupiteri.

Sipas grupit studimor me koordinator Tim Lichtenberg, pjesa e parë e sistemit diellor e krijuar është me e thatë, ndërsa pjesa tjetër që është krijuar në një moment të dytë është më e lagësht, duke patur kështu në origjinë dy procese evolutive të ndryshme. Pjesa e parë pra janë më pranë yllit, Diellit në këtë rast, ndërsa ata që ndodhen më larg natyrisht janë më të lagësht.

Në grupin e brendshëm të sistemit diellor, planetet kanë zemër shkëmbore, ndërsa në grupin e dytë, pra planetet e jashtëm janë në forme të gaztë dhe pas simulimeve në laborator, kjo hipotezë është vërtetuar, që krijimi i tyre ka ndodhur në dy faza të ndryshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN