MENU
klinika

Covid-19

Siguruan ceremoninë e Biden, infektohen 200 ushtarë

23.01.2021 - 21:48

Një zyrtar i lartë amerikane bëri me dije për Reuter se rreth 150-200 ushtarë të Gardës Kombëtare, të dislokuar në Washington, për të siguruar ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Joe Biden kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

Qeveria amerikane vendosi masa të pashembullta sigurie në qytet pas sulmit në Kapitol nga mbështetësit e ish-Presidentit Donald Trump më 6 janar, duke përfshirë gardhe të mbushura me tela dhe pika kontrolli të drejtuara nga Garda Kombëtare.

Zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti, tha se numri i trupave të Gardës Kombëtare që dolën pozitivë mund të rritet, por ishte ende një pjesë e vogël e më shumë se 25,000 trupave të dislokuar në Washington.

Shtetet e Bashkuara raportuan më shumë se 4,000 vdekje nga COVID-19 për të dytën ditë radhazi sipas një analize të Reuters dhe të dhënave të shëndetit publik, duke e çuar numrin total të jetëve të humbura në SHBA në 410 mijë.