10.01.2021 - 10:29
Korça ka pasur një situatë më të stabilizuar se qarqet e tjera sa i përket dëmeve nga moti i keq.
Raportohet se e vetmja rrugë ku ka pasur probleme është ajo në dalje të Moglicës ku pati rrëshqitje dherash e gurësh.
Në akset e tjera qarkullimi vijon normalisht, teksa më shumë probleme ka pasur me energjinë elektrike.
Ndërprerje të energjisë elektrike ka pasur në fidrat 3 e 4 të Ersekës, në fidrin e Cangonjit, linja e Vithkuqit e zona e Lekasit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Lumi Drin vijon të gërryejë toka bujqësore