MENU
klinika

Zbardhen procedurat dhe kushtet!

Skema për rimbursimin e naftës për fermerët

09.01.2021 - 10:27

jnë me sasi të reduktuar. Më tej theksohet se, raporti i naftës së tërhequr me sipërfaqen e kulturuar nuk duhet të kalojë masën 20%.

“Përfitimi i sasisë së naftës falas për sipërfaqen që kultivohet është, si më poshtë vijon: 100% e sasisë për subjektet me sipërfaqe deri në 10 ha, sipas përllogaritjeve të bëra, referuar aneksit 1 të këtij vendimi; subjektet me sipërfaqe mbi 10 ha, për sipërfaqen deri në 10 ha, përfitojnë sasitë sipas përcaktimit, ndërsa për pjesën tjetër mbi 10 ha përfitojnë sasinë e naftës me normativë të reduktuar.

Duhet bërë përputhshmëria e vetëdeklarimeve me situatën reale në terren dhe shmangien e lejuar e faktit të verifikuar të kulturave dhe sipërfaqes së kultivuar në raport me naftën e tërhequr, do të jetë jo më e madhe se 20%”, sqarohet në dokument.

Kriteret për të përfituar

Më tej parashtrohen kriteret dhe procedurat që duhet të ndjekë çdo aplikant për të qenë pjesë e kësaj skeme. Konkretisht thuhet se, fermeri duhet të pajiset me numrin NIPT që e identifikon atë me status fermeri. Gjithashtu duhet të kenë dokumentet e plota të cilat konfirmojnë se ai posedon sipërfaqen e tokës për të cilën kërkon rimbursim karburanti, duke theksuar këtu se nuk përfitojnë ata fermerë të cilët e kanë më pak se 0.4 hektarë sipërfaqen e fermës.

Ndërsa theksohet se aplikimi mund të bëhet shumë lehtë përmes portalit e-Albania. “Subjektet përfituese duhet të plotësojnë këto kritere: fermerët individualë të jenë të pajisur me NIPT-in e fermerit me status aktiv, ndërsa personat fizikë dhe juridikë të jenë të pajisur me NIPT-in/NUIS-in me status aktiv me aktivitet bujqësor; të kenë tokë bujqësore në pronësi dhe/ose në përdorim, të provuar me dokumentacionin përkatës; madhësia totale e fermës duhet të jetë me sipërfaqe jo më pak se 0.4 ha, ndërsa madhësia e parcelave me sipërfaqe jo më pak se 0.1 ha. Aplikimi, për të përfituar nga skema e mbështetjes me naftë për bujqësinë bëhet online në portalin e-Albania, me vetëdeklarim”, përcakton vendimi. Sakaq bëhet me dije që, nëse fermeri ka kaluar 20% e naftës së tërhequr në raport me sipërfaqen apo ka përfituar naftë falas me dokumente të falsifikuara do penalizohet për 3 vjet nga skemat për fermerët dhe do regjistrohet automatikisht si debitor.

“Çdo subjekt që përfiton nga skema e mbështetjes me naftë për bujqësinë, me shmangie më të madhe se 20% ose dokumente të pasakta, përjashtohet për 3 vjet nga e drejta e përfitimit prej masave mbështetëse për bujqësinë dhe zhvillimin rural, të financuara nga buxheti i shtetit. Referuar paragrafit të parë të kësaj pike, subjektet me status fizik dhe juridik shpallen edhe debitorë për vlerën e përfituar në mënyrë të padrejtë”, sqarohet në dokument.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN