MENU
klinika

Kur duhet të shkoni tek mjeku

Skuqja e fytyrës dhe eritrofobia, shkaqet dhe trajtimi

19.01.2021 - 20:36

Skuqja e fytyrës në fakt është lidhur shpesh me një gjendje emocionale kur personi ka turp apo ndjehet në siklet por përtej këtyre emocioneve ka dhe shkaqe patologjike, çka e bën të vështirë përcaktimin e shkakut dhe efektet.

Ata që i përjetojnë këto emocione në një mënyrë patologjike mund të zhvillojnë atë që në fushën psikologjike njihet si eritrofobia (frika obsesive e skuqjes në fytyrë) dhe e karakterizuar nga frika se mos mund të shmangin skuqjen në kushte emocionale sikleti. Është një fobi relativisht e rrallë, më e zakonshme në vitet e adoleshencës, por që në disa raste mund të kërkojë psikoterapi për të parandaluar që subjekti të vuajë prej tij nga një përkeqësim i dukshëm i cilësisë së jetës (veçanërisht në lidhje me marrëdhëniet shoqërore).

SHKAQET
Skuqja e fytyrës, kryesisht shfaqet në faqe, ndodh për shkak të rritjes së qarkullimit të gjakut në kapilarët sipërfaqësor të fytyrës për shkak të fenomeneve të vazodilatacionit, për tu përhapur më pas edhe në vesh, qafë dhe pjesën e sipërme të kraharorit; për këtë arsye shpesh lidhet dhe ndjesia e ngrohtësisë.

Psikologjikisht është një reagim që i ndodh të gjithëve në situata sociale të karakterizuara nga ndjesia e sikletit, ankthit (sidomos në formën e akthit social) dhe turpit (përveç momenteve të djersitjes dhe ngrohtësisë), por mund të gjenden dhe disa patologji të karakterizuar nga kjo simptomë:
Temperaturë
Djegie nga dielli
Rosacea, problem dermatologjik i inflamacionit kronik por jo ngjitës që ka të bëjë me lëkurën e fytyrës,
Hiertiroidizmi, apo një aktivizim i tepërt i tiroides,
Sindroma e Cushing, ndryshimet hormonale me një gamë të gjerë shkaqesh,
Sindromi karcinoid, shkaktuar nga një sekretim jonormal dhe i parregullt i hormoneve (serotonina, histamina etj) nga qeliza tumorale.

Gratë në menopauzë mund të shfaqin një skuqje të fortë të lëkurës gjatë episodeve të nxehtësisë si dhe efekti i padëshirueshëm i disa ilaçeve.

KUR DUHET TË SHKOJMË TE MJEKU
Nëse ju shfaqet papritur një ngjyrë e kuqe në faqe është normale në rastet e emocioneve, tek mjeku rekomandohet të shkoni kur:
Trego një përkeqësim të stilit të jetës,
Ka arsye që mund të jetë simptomë e patologjive organike

TRAJTIMI
Në rastin e sëmundjeve dermatologjike apo endokrinologjike duhet kuruar patologjia përgjegjëse, ndërsa kur ndodh për shkak të një përjetimi të fortë emocional, shprehja e emocionit mund të zvogëlohet përmes:

Shmangies së ekspozimit ndaj ndryshimeve të papritura të temperaturës
Qepa ju ndihmon të shmangni “vuajtjet” nga nxehtësia,
Shmangni ushqimet pikante dhe pijet alkoolike,
Përdorni make up për të fshehur skuqje të pavullnetshme e të paparashikuara,
Teknikat e relaksimit
Terapia konjitive e sjelljes,
Dhe mundësisht ilaçe anksiolitike.