MENU
klinika

Detajet e blerjes së fundit

Sulmi i Milanit “73 vjeç”, zyrtarizohet Mandzukic

19.01.2021 - 12:26

Mario Mandzukic është zyrtarisht një lojtar i ri i Milanit. Klubi kuqezi e njoftoi këtë, duke konfirmuar mbërritjen si lojtar i lirë të ish-sulmuesit të Juventusit. Kroati kthehet në Itali pas përvojës së tij në Katar, me Al Duhail.

Kontratë deri në qershor, me mundësi rinovimi edhe për një sezon për sulmuesin e datëlindjes 1986, i cili do të veshë fanellën “famëkeqe” me numrin 9, siç konfirmohet nga klubi në një njoftim zyrtar për shtyp:

“AC Milan njofton se ka fituar të drejtën për shfaqjet sportive të futbollistit Mario Mandžukić. Sulmuesi kroat ka nënshkruar një kontratë me klubin tonë deri në fund të sezonit, me opsionin për ta zgjatur atë për sezonin pasardhës. Mario Mandžukić do të veshë fanellën me numër 9”.

Kroati përforcon sulmin e kuqezinjve, një garanci më shumë për sukses. 9 kampionate të fituara midis Italisë, Gjermanisë dhe Kroacisë, plus kupa të ndryshme, përfshirë një Ligë të Kampionëve, është “palmaresi” i lojtarit më të ri të “Djallit”. Sulmi i Milanit 73 vjeç (Ibra+Mandzukic).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN