MENU
klinika

Italia mposht ligat e tjera

Superiorja ngjit 28 vende, Serie A kthehet në majë

21.01.2021 - 17:17

Pas 14 vitesh, Serie A në Itali ka mposhtur konkurrencën e Premier League, kampionatit brazilian, La Liga-n spanjolla dhe Bundesliga-n. Kampionati italian ngjitet në krye, duke fituar titullin e ligës më të mirë në botë për vitin 2020-të.

Sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), viti 2020 ka qenë tepër pozitiv për kampionatin italian për sa u përket statistikave, pavarësisht se asnjë nga skuadrat italiane nuk arriti të fitonte tituj ndërkombëtarë.

Ndërkohë, një progres pozitiv ka bërë edhe Kategoria Superiore, duke u ngjitur me plot 28 vende në renditjen e përgjithshme botërore. Kampionati elitar shqiptar mban vendin e 41-të me 305 pikë, ndërkohë që në vitin 2019 renditej në vendin e 69-të. Këtu ka ndikuar shumë se shumë liga dhanë verdiktet në tavolinë sezonin që kaloi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN