MENU
klinika

Nga një ekip modest

Surpriza e madhe, Real eliminohet nga Kupa e Mbretit

20.01.2021 - 23:36

Ka ndodhur një tjetër surprizë në Kupën e Mbretit. Pas eliminimit të Atletico Madrid në turin e dytë, edhe Real Madrid del jashtë këtij kompeticioni në turin e tretë, duke u mposhtur nga modestët e Alcoyano, që fituan 2-1 në kohën shtesë në shtëpi me 10 vetë.

Militao ka kaluar në avantazh Los Blancos në fundin e pjesës së parë dhe, kur mendohej se madrilenët e kishin siguruar kualifikimin, Alcoyano ka barazuar shifrat në minutën e 80-të me Solbes, duke çuar ndeshjen me shtesë.

Në minutën e 110-të, vendasit kanë mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Lopez, por kanë arritur gjithsesi të gjejnë golin e fitores pesë minuta më mbrapa me Casanova-s, duke i shkaktuar Real-it një humbje të rëndë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN