MENU
klinika

“Pas stafeve mjekësore, të parët për t'u vaksinuar janë mosha e tretë”

Taulant Balla: Shqipëria e ka nisur vitin me shumë besim tek…

10.01.2021 - 13:35

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është shprehur se pas stafeve mjekësore, mosha e tretë do të jenë të parët, në fushatën e vaksinimit kundër  COVID-19.

Në një postim në Facebook, deputeti socialist u shpreh se Shqipëria e ka nisur Vitin e Ri me më shumë besim tek e ardhmja e tek fuqia e saj për të fituar çdo sfidë.

“Mosha e tretë do të jenë të parët, pas stafeve mjekësore, në fushatën #shqipëriabuzëqesh – vaksinimi anti-Covid19. Shqipëria e ka nisur këtë vit me më shumë besim tek e ardhmja e tek fuqia e saj për t’u përballur e për të fituar çdo sfidë”- shkroi Balla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shtyhen zgjedhjet për shkak të pandemisë?

Taulant Balla: Nuk dua të dal para ekspertëve, por Kushtetuta…