MENU
klinika

Policia niset drejt vendngjarjes

Të shtëna me armë zjarri në qytetin e Elbasanit

05.01.2021 - 14:13

Të shtëna me armë janë shënuar pasditen e sotme në Elbasan.

Nga burimet paraprake bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘5 Maji’  dhe se nuk ka të lënduar. Nuk dihet ende sesi ka ndodhur ngjarja dhe të përfshirit në këtë konflikt.

Banorët e lagjes kanë thirrur Policinë, e cila ka ngritur grupet e punës dhe është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.

Policia në një informacion paraprak shprehet se në vendngjaje nuk janë gjetur gëzhoja dhe mund të ketë qenë një telefonatë e rremë që ka njoftuar policinë për të shtëna me armë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN