MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 16

Teuta e Partizani ndalin njëri-tjetrin

25.01.2021 - 18:45

Pritej që Teuta ose Partizani t’i afroheshin Vllaznisë kryesuese pas ndalesës që bëri dje. Por sfida mes tyre është mbyllur në barazim 1-1. Një rezultat ky që kënaq më së shumti ekipin shkodran.

Pavarësisht se të dy skuadrat i luajtën të gjitha duke kërkuar fitoren, në fund nuk arritën të siguronin më shumë se 1 pikë, duke bërë që diferenca ndaj shkodranëve kryesues të qëndrojë po 9 pikë.

Jasir Asani hapi serinë e golave në minutën e 8-të, ndërkohë që Krasniqi vendosi baraspeshën në të 37-tën. Vlen të theksohet fakti se Partizani e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me 2 kartonë të verdhë të mesfushorit Murataj në minutën e 80-të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN