MENU
klinika

Deklarata zyrtare e drejtuesit

Tifozët e Interit mund të qetësohen për emrin e klubit

18.01.2021 - 18:05

Në mediet italiane sot në mëngjes doli me bujë të madhe që emrin i Interit do të ndryshonte. Sipas shumë portaleve, Inter do të ndryshonte emrin nga “FC Internazionale Milano” në “Inter Milano”, por edhe logon që nga stema tradicionale e zikaltërve të ndryshohej dhe të bëhej pothuaj si e Juventusit me dy shkronja “IM”.

Pas disa orësh aludimi dhe kundërpërgjigje nga tifozët e Interit, klubi zikaltër ka reaguar me anë të Administratorit të Deleguar të shoqërisë zikaltër, Alesandro Antonelo, ku tek “ANSA” deklaron se Interit nuk do t’i ndryshohet emri:

“Interit nuk do t’i ndryshohet emri. Klubi është duke punuar prej më shumë se një viti në projektin e marketingut, duke u bazuar në vlerat historike të Interit, i cili ka për objektiv të afrojë dhe përfshihet tek tifozët e saj që ka me miliona nëpër botë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN