MENU
klinika

"Artistët e së ardhmes"

TOB në sezonin e ri: ONLINE

22.01.2021 - 15:06

      Çelet sezoni operistik. Cikli i koncerteve do të sjellë artistë të njohur lirikë, me interpretimet e tyre të arrira. Teatri i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor nis sezonin artistik të vitit 2021, me ciklin “Artistët e së ardhmes”.

Ky është i pari, që do të promovojë artistët e rinj, të angazhuar dhe trajnuar vitet e fundit, të cilët, kanë shkëlqyer në kryerolet e premierave të Teatrit të Operës dhe Baletit, si edhe punës në sektoron teknik, ndriçimit dhe skenës.

Teatri i Operës dhe Baletit e ka prezantuar për herë të parë platformën kushtuar artistëve të rinj, në vitin 2016.

Programi muzikor

“Artistët e së Ardhmes” është një koncert vokal e instrumental, që sipas institucionit, vjen më 22 dhe 23 janar, në orën 18:00.

Koncerti vjen online në Facebook dhe YouTube të TKOB.

Teatri shkruan se nën petkun e personazheve të cilëve, ju dhanë zë dhe jetë e po ato i kthyen në artistët e skenës, sërish kryerolet i bëjnë bashkë.

“Fshihen pas shkëlqimit të “Artistëve të së Ardhmes” edhe ata të cilët, nuk dalin kurrë në skenë, por janë në çdo sinjal drite, çdo detaj skenografie, çdo qëndisje a qepje kostumi, në çdo detaj estetik”, – thuhet në uebfaqen e teatrit.

Pjesë e tij janë solistë lirikë: Ivana Hoxha (mezzosoprano), Denis Skura (tenor), Nina Muho (soprano), Renisa Laçka (soprano) Bledar Domi (bass), Xhieldo Hyseni (bass). Solistë Instrumentistë: Gerd Cinxo (violinë), Ejona Nako (violonçel), Evjord Ngjeliu (klarinetë, pianistë: Herta Cane, Igli Rapaj.

Në program të koncertit janë autorë të njohur botërorë. Në koncert vjen përmban Giacomo Puccini me “Che gelida manina” dhe “Mi chiamano Mimi”. Kompozitori Astor Piazzolla me “Oblivion”, Giuseppe Verdi me “Sempre Libera”, si dhe “Di due figli vivea padre beato dhe Stride la vampa”. Programi vijon më tej, me “Le Grand Tango” nga Astor Piazzolla dhe Giacomo Puccini, me “Vechia rimarra”. Nga Pablo de Sarasate vjen “Zingaresca” dhe nga Giuseppe Verdi është në vijim “Infelice”! “E tuo credevi”. Në programin muzikor, janë dhe Isaac Albeniz me “Tango no. 2, op. 165” dhe Franz Liszt me “Consolation no. 3”, Georges Bizet me Habanera dhe nga Verdi – “La donna e mobile”.

Teatri i Operës dhe Baletit, ashtu si dhe të tjera institucione të artit, gjatë kësaj kohe po vazhdon me aktivitetin artistik online, me artistët. Koncertet transmetohen online në rrjete sociale, apo dhe xhirohen për t’u shfaqur më pas, për artdashësit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rekord biletash të shitura

“Carmen” shkon në Korçë