MENU
klinika

Sali Mehmeti

Trauma e mendimit politik athinas fillon e mbaron te…

16.01.2021 - 12:53

Trauma e mendimit politik athinas fillon e mbaron te mënyra e drejtë e qeverimit.

Tukididi, Platoni, Aristoteli, Polibi, secili sipas midesë së vet, shestojnë ide qysh duhet me qenë qeverisja ideale. Njinjëshëm, ata kanë sëmbim kur populli i agorës, Zdenothemi e Dikaiopolisi, si me thanë Hasani e Hyseni i asaj kohe, e merr drejtimin e shtet-qytetit.

Polibi e selit konceptin e anakyklosisit “cikli i epërm” ku monarkia zvetnon në tirani, aristokracia në oligarki (sundim i pak vetave) e demokracia në oklokraci (sundim i turmës).

Krejt ky masivitet i politikës që ka pervadue jetën e njerëzisë së varfën âsht ajo orë e ligë e historisë kur cikli i epërm sjell në lojë sundimin e turmës e demagogë që e kapitalizojnë atë.

Kemi përjetue tiranë, oligarkë e plutokratë e tash padiktueshëm edhe nji zgjedhë oklokracie e turmash të hakërryeme.

P.sh atij që sot po i shndrit ylli polar me u ba kryeministër, ai e ka komoditetin edhe me thanë që toka âsht e sheshtë dhe jo elipsoide dhe gjindja ka me e miratue me nji brohorimë të madhe. Nji “perfect storm” për mendjen e mbrapshtë.

Ai leshatuku shqipfolës sikur e kish pas parashikue këtë gjamë për ditët e zeza që kanë me ardhë🙈

Sali Mehmeti