MENU
klinika

“I pikëlluar do votoj pro shkarkimit të tij"

Trump po braktiset nga republikanët, raportimet e fundit

13.01.2021 - 20:48

Disa republikanë po shkëputen nga linja e partisë së tyre dhe janë gati të votojnë pro shkarkimit të presidentit në detyrë të SHBA-ve Donald Trump.

Kongresmeni i shtetit të Uashingtonit Dan Newhouse tha se të gjithë jemi përgjegjës për mos dënimin e akteve të protestuesve pro Trump.

Kolegët e mi janë përgjegjës për mos dënimin e trazirave. Të gjithë ne jemi përgjegjës. Duhet të bëjmë më mirë. Fashikujt për fajësimin kanë të meta, por unë nuk do ta përdor procesin si justifikim.Nuk ka asnjë justifikim për veprimet e Presidentit Trump”, tha ai.

Kongresmeni përfundoi fjalën e tij duke marrë duartrokitje nga demokratët.

Javën e kaluar pati një kërcënim të brendshëm në derën e Kapitolit dhe ai nuk bëri asgjë për ta ndaluar. Kjo është arsyeja, përse me zemër të pikëlluar dhe vendosmëri të qartë, unë do të votoj pro”, vijoi kongresmeni.

Në një deklaratë të fundit për shtyp Shtëpia e Bardhë thotë:   

“Në dritën e raportimeve për më shumë demonstrata, unë nxis që të mos ketë asnjë formë dhune, asnjë shkelje të ligjit dhe asnjë vandalizëm të çfarëdo lloji. Kjo nuk është ajo për të cilën unë qëndroj dhe nuk është ajo që Amerika përfaqëson. Unë i bëj thirrje të gjithë amerikanëve të ndihmojnë në zbutjen e tensioneve dhe qetësimin e pështjellimeve”. 

Pesë republikanë kanë konfirmuar deri më tani se do të votojnë pro shkarkimit të shefit në detyrë të Shtëpisë së Bardhë.

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan pritet të votojë sot për ngritjen zyrtarisht të akuzave për shkarkimin e Presidentit Donald Trump. Do të ishte hera e parë në historinë amerikane që ndaj një presidenti ngrihen dy herë akuza për shkarkim gjatë mandatit të tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN