MENU
klinika

"Tian humbi nanën që e deshi aq shumë..."

Tuna shpreh ngushëllimet për ish-vjehrrën

10.01.2021 - 12:12

Patrisi dhe Roberti ditën e djeshme humbën nënën e tyre të dashur, Teutën. Në një ditë të tillë nuk kanë munguar as ngushëllimet e dy ish-partnereve të tyre, Norës dhe Tunës.

Nora publikoi një foto ku ish-vjehrra e saj shfaqej me Renee-n ndërsa Tuna një foto të së ndjerës me Patrisin dhe Tianin duke shkruar se do kujdeset që të birit t’ia ruajë të freskëta kujtimet me gjyshen.

“Sot ndjehem e pikëlluar. Tian humbi nanën që e deshi aq shumë. Do të kujdesem t’ia mbaj Tianit të freskëta kujtimet për gjyshen e tij. Përjetësisht në zemrat tona”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN