14.01.2021 - 09:53
Mbrëmja e djeshme ka përkeqësuar situatën në zonat malore të Qarkut Dibër.
Rënia e ndjeshme dhe e menjëhershme e temperaturave ka bërë që vendi të mbërthehet nga akulli.
Në lartësinë mbi 500 metra mbi nivelin e detit pati edhe reshje dëbore.
E njëjta situatë është edhe në njësitë Administrative Trebisht, Martanesh dhe Tërnovë.
Ndërkohë, rrugët nacionale Peshkopi – Tiranë dhe Peshkopi – Kukës janë të kalueshme pa probleme.